Kryefjala Logo

Efi e quan “Dancing” një ripërsëritje të Big Brother… (prandaj nuk mori pjesë)…

5 muaj më parë

Këtë javë nis në televizionin “Top Channel” spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars”. Ne e kemi thënë pak kohë më parë që ky spektakël duket sikur do të jetë një ripërsëritje e Big Brother Vip 2, pasi pjesë e kastit janë të gjithë ish-konkurrentët e reality showt.

Tashmë personazhet janë zbuluar dhe çfarë i ka bërë përshtypje publikut është fakti që në këtë spektakël po rikthehen shumica e konkurrentëve të “Big Brother 2 VIP”. Po ashtu. në juri do të jetë pjesë e trupës gjykuese Olta Gixhari, ndërsa Kiara Tito vjen si moderatore e forumit. Aaa ndërsa Luiz Ejlli si i ftuari i parë Vip që do të çelë mbrëmjen. (Bravo skenar i paparashikueshëm deri tani)…

Një nga emrat e përfolur ishte dhe Efi Dhedhes, e cila mesa duket s’ka pranuar të bëhet pjesë pasi e tha qartë që i duket një ripërsëritje e Big Brother. Nëpërmjet një komunikimi virtual me ndjekësit në Instagram, Efi tha: Sepse Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një “Big” ripërsëritje, dysh”.

Si ju duket ky vendim i Efit?!

Të ngjashme