Showbiz
Efi adhuron të prezantojë “Përputhen”, po a do të ketë “Përputhen”?!
23 Gusht, 2023 | 9:50 am
Efi Dhedhes e adhuron ta prezantojë programin i cili r bëri të famshëm. Në një nga pyetësorët në Instagram ajo është shprehur se adhuron të ndihmojë njerëz dhe të jetë vetë ajo prezantuese e këtij programi dashurie (meqënëse e krahasojnë shpesh edhe me Bora Zemanin). Deri këtu s’ka asnjë të gjë të keqe se është bukur të ëndërrosh, por pyetja jonë është shumë e thjesht a do të ketë vit “Përputhen”?! Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se për këtë program nuk po flitet fare në Top-Channel dhe se në këtë kohë kur nisnin audicionet për të rekrutuar konkurrentë të rinj, nuk është parë asnjë i tillë në korridoret e Top-it.
Prioritet deri tani është programi politik i Grida Dumës, të cilës po i bëhet një studio gjigande si dhe programi më i ri “Në Shtëpinë Tonë”, që do të vijë nën drejtimin e Alban Musës, Julka Gramo dhe si shefe kuzhine do të jetë Linda Fishta e cila ka drejtuar një program gatimi për më shumë se 10 vite në Tring.
Kështu që ëndrrat e Efit duket se do të mbeten ende në sirtar, ashtu siç mbeti dhe premtimi që ju bë nga Top Media se do të bëhej imazh i Lori Caffe.