Kryefjala Logo

Edona James rrëfen traumën e jetës: E gjeta të varur…

13 Nëntor, 2023 | 3:13 pm

Edona James ka rrëfyer një tjetër histori personale brenda shtëpisë së “BBVK”. Së fundmi, transgjinorja në një bisedë me disa prej banorëve, ka treguar për një rast të rëndë që i ka ndodhur.

Edona zbuloi se në moshën 20-vjeçare ka qenë në një lidhje që përfundoi me një fatkeqësi, duke treguar se ish-partneri i saj bëri vetëvrasje.

“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballojë, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndjerë zemra”, tha Edona.

“E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardhur në shtëpi tani do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua. Ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”,-shtoi ajo.

Të ngjashme