Showbiz
Bëhuni gati, vetëm 4 ditë na ndajnë nga recitali i Anxhela Peristerit në zemër të Tiranës!
1 vit më parë


Tashmë data e madhe 1 prill po afron dhe kjo nuk është një gēnjeshtër. Anxhela Peristeri ka lajmëruar se do të bëjë koncertin e saj të dytë recital “Aromë Gruaje” në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Kanë ngelur vetëm katër ditë dhe Anxhela me siguri është duke bërë përgatitjet e saj, ndërkohë që publiku ka bërë namin me blerjen e biletave. Por mos u trembni sepse ka edhe pak për ju që ende nuk i keni marrë.
-4 ditë nga koncerti recital “Aromë gruaje” në Teatrin e Operës dhe Baletit më 1 prill
Biletat tuaja mund ti rezervoni online në www.myticket.al (0674055500) ose edhe fizikisht pranë barit të Operës, kontakt: +355 67 596 1022
Ora 10.00-14.00 dhe 16.00-20.00.
Anxhela korr sukses në çdo gjë që bën, kështu që ne mezi po presim të elektrizojë Tiranën.