E veçanta e albumit të parë të Fifit…

5 muaj më parë

 Fifi u bë nënë për herë të parë pak ditë më parë.Dy ditë më vonë, ajo solli këngën e re “9” që njëherësh ishte e fundit e albumit të saj të titulluar “Vëmendje”.

Artistja ka bërë një postim në rrjete sociale kësaj radhe ku zbulon se këto projekte u realizuan përgjatë nëntë muajve, bashkë me djalin e saj që e pagëzoi me emrin Theo Mali-n.

“9 këngë – 9 ndryshime – 9 ndjenja. Që dolën në afat prej nëntë muajsh me Theo Malin brenda meje. Prandaj ky album është i veçantë”, u shpreh ajo.

“E kupton albumin nëse i dëgjon këngët nga 1-shi deri te 9-ta”, vazhdoi më tej 29-vjeçarja.

IMG 1110

Të ngjashme