Showbiz
E trishtë:Ndërron jetë personazhi i njohur si Lilo Labja,Mesarete Imeraj
17 Shtator, 2022 | 2:58 pm

Aktorja 95-vjeçare,Mesarete Imeraj është ndarë nga jeta.
E njohur për publikun shqiptar u bë në filmin “Malet me blerim mbuluar” si Lilo Labja.
Në film,Lilo lëndohet duke realizuar kështu historinë e vërtetë të partizanes.
“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në betejë.
6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë.
Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën.
Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”thoshte ajo në një intervistë për News24.