E papritur:Beatrix Ramosaj del kundër Top Channel

3 muaj më parë

Një postim i këngëtares Beatrix Ramosaj mëngjesin e sotëm ra si një stuhi në një det që dukej se valëzonte i qetë.
Për ti rënë më shkurt,po flasim për marrëdhënien e saj me televizionin Top Channel që deri më sot nuk ishte kuptuar se situata mes tyre nuk është dhe aq e mirë.

“Isn’t it weird që vetëm #MëNdikon” nuk transmetohet në MyMusic?”-shkruan Trixa në llogarinë e saj Twitter.
“A nuk është e çuditshme që vetëm Më Ndikon nuk transmetohet në My Music?”

Kujtojmë se prej disa ditësh,ish-banorja e Big Brother Vip publikoi projektin e saj të fundit të quajtur “Më Ndikon” dhe televizioni që fitoi miliona shikime nga historia e saj brenda shtëpisë nuk denjon ta transmetojë në kanalin dedikuar pikërisht muzikës.

Pse vjen ky vendim?
A thua vërtet një këngë mund të prishë ekuilibrat e disa personave që nuk duan ta dëgjojnë dhe zgjedhin të mos e transmetojnë për publikun?
Trixa sapo ju shtua listës në opozitën e televizionit..

Të ngjashme