Kryefjala Logo

E nisim këtë mëngjes me fjalët më prekëse të Barbanës për Ergin. “Dita më e keqe e jetës sime 22 nëntori”…

22 Nëntor, 2022 | 9:05 am

Sot bëhen plot 6 vite që kur këngëtari Ergi Dini humbi jetën në një aksident  me motor. Në këtë ditë të vështirë për motrën e tij këngëtaren, Barabana Dini , dalin nga shpirti i saj fjalë malli andaj ajo i ka dedikuar fjalët më rrëngjethëse vëllait të saj.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Barbanës:

“Nëse do më pyesnin cila është dita më e keqe e jetës time, do thoja është pikërisht kjo datë! Dita kur ti ike nga kjo jetë, padrejtësisht! Kanë kaluar 6 vite, kur e mendoj më duket si dje sepse dhimbja është çdo ditë e njëjtë, aty dhe vetëm shtohet! Nga ana tjetër kanë kaluar 6 vite dhe më duken sikur kam 600 vite mbi supe!

Dhimbje, mall dhe boshllëk pafund! Ikja jote është ajo gjë për të cilën nuk gjeta, as nuk do gjej dot kurrë ngushëllim dhe kjo ma bën shpirtin copash çdo ditë! Sa gjëra do doja të ndaja me ty…nuk kam fjalë, nuk di ta përshkruaj çfarë ndjej, vetem di që është gjëja më e veshtirë që njeriu mund të provojë!

Pusho në paqe ëngjëlli im, brenga ime më e madhe! Je aty në çdo mendim timin cdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shtrihem të fle”, shkruan këngëtarja për vëllanë e saj.

Të ngjashme