Showbiz
“E ndava bastardin!”, Roza Lati bën deklaratën e fortë!
13 Gusht, 2022 | 8:58 pm
Pak kohë më parë u përfol se moderatorja Roza Lati i kishte dhënë fund beqarisë e ishte fejuar në fshehtësi. Por mesa duket Roza jo vetëm që nuk qënka fejuar, por edhe qenka ndarë.
Ajo ka qenë e ftuar në “Prive”, ku u ka dhënë njëherë e mirë fund të gjitha aludimeve.
“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur. Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”- është shprehur Roza.
Ndonse ajo kryesisht ka zgjedhur që lidhjet e saj ti mbajë mjaft diskrete dhe të mos i ndajë me publikun.