Showbiz
E lidhur me Saimirin para “Love Story-t”, flet per here te pare Genarda
19 Shkurt, 2021 | 7:49 pm
Spektaklit “Love Story” i ka ardhur fundi dhe dy vajzat finaliste janë Meri dhe Generda. Kjo e fundit në një intervistë për programin “Daily Love Story” është shprehur e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë.
“Trëndafilin deri diku e prisja, sepse siç e thashë, e kam ndjerë vërtet Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera. Jam shumë e lumtur, në radhë të parë, për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur, sepse jo vetëm bukuria vlen. Kjo më bën akoma më të lumtur”, u shpreh Generda.
Generda ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.
“Unë nuk shoh vajzat si konkurrente, por shoh se si sillet Saimiri me vajzat. Meri është shumë vajzë e mirë dhe jam e lumtur që jam edhe me Merin në finale”
Ke një As nën mëngë që do ta përdorësh për finale?
Nuk e them këtë.
Sa i përket thashethemeve se ajo dhe Saimiri janë të lidhur jashtë programit, Generda ka thënë: “Në një reality show thashethemet janë si bukë e djath, dhe në fillim ngela pak. Por pastaj m’u bë edhe qejfi të them të drejtën sepse publiku e ka parë atë kiminë mes nesh, aq sa kanë menduar që unë jam e dashura e Saimirit”.