Kryefjala Logo

E largojnë nga Top Channel, Ben Blushi merr me vete në Kosovë Olsa Muhametin. Do bëjë BB VIP 3 dhe Përputhen në Klan Kosova.

6 Qershor, 2024 | 1:49 pm

Tashmë që sezoni është mbyllur pritet që merkato e re televizive të ketë ndryshime. TBen Blushi, i cili pas eksperiencës si drejtor i Top Channel, kaloi në Euronews, thuhet se tani më është drejtori i ri i Klan Kosova.

E në këtë merkato televizive thuhet në ambientet e Top Channel se Olsa Muhametin e kanë larguar nga Top Channel, e në ambientet e Klan Kosova flitet se Olsa do të shkojë atje si producente e Big Brother VIP Kosova 3, si dhe do të bëjë edhe Përputhen.

E duket se meqënëse Olsa dhe Ben Blushi kanë bashkëpunuar më parë, ai mund të jetë shkaku që Olsa Muhameti të jetë pjesë e Klan Kosovës në rolin e producentes të BB VK dhe Përputhen.

Olsa ka qenë autore e Kepi të Tundimeve, Hell’s Kitchen dhe Përputhen por nëse do të jetë kështu, sigurisht ngjall kuriozitet fakti sesi do pritet Përputhen në Kosovë. Dhe pse kjo nuk është hera e parë që zhvillohet një emision dashurie në Kosovë, pasi kohë më parë Valon Maloku ka realizuar It’s my Love.

Të ngjashme