Showbiz
E konfirmuar! Ky çift i showbizit shqiptar nuk janë më bashkë…
1 Shtator, 2022 | 11:19 am
Reperja Rina Balaj ka konfirmuar lajmin se ajo dhe ish partneri i saj, SinBoy nuk janë më bashkë. Dyshja i kanë dhënë fund lidhjes 4 vjeçare dhe këtë e ka zbuluar vetë Rina në një intervistë për T7.
”Unë nuk jam person që i dua dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar.”, ka thënë Rina.
“Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, është shprehur reperja.
SinBoy ka qenë një nga reperët më të famshëm në Greqi, por duket se karriera e tij nuk po shkëlqen më as në vendin helen.