Kryefjala Logo

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse Capital T nuk flet kurrë për jetën private?!

22 Maj, 2022 | 9:29 am

Capital T e ka mbajtur enigmatike jetën e tij private. Ai ishte i ftuar në programin “A Live Night”, ku ka treguar arsyen se pse nuk do të flasë për jetën personale me ndjekësit apo fansat e tij.

“Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time,” tha Kapo duke shtuar se , “jetën private kam qejf ta mbaj private. Mendoj që gjërat më të mira duhet t’i mbash për vete. Lidhja është diçka shumë personale, përdor shumë elementë të ndryshëm që ndoshta nuk shfaqen në raporte të tjera”.

”Nuk kam dashur ta shfaq pikërisht nga frika se do të shkatërrohet diçka mirë, për shkak se e di si funksionon mentaliteti jonë dhe si është rrethi, por po ashtu mos t’ia cenoj privatësinë personit tjetër që kam në krah sepse ndoshta s’ka qejf”, u shpreh Kapo.

Duke folur për historitë e tij të dashurisë, “s’do të thotë se të gjithë personat me të cilët kam pasur marrëdhënie kanë qenë figura publike”, shtoi reperi.

Të ngjashme