Showbiz
E gjitha bota priste reagimin e “Friends” dhe ja tek e keni. “Jemi të shkatërruar”!
31 Tetor, 2023 | 8:36 am

E gjithë bota po priste që miqtë e Mathew Perry të reagonin për vdekjen e shokut të tyre dhe Jennifer Aniston, David Schimmer, Courtney Cox, Lisa Kudrow dhe Matt LeBlanc kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp.
“Të gjithë jemi shumë të shkatërruar nga humbja e Mathew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje”, thuhet në deklaratën e tyre. “Ka shumë për të thënë, por tani do të marrim një moment për të përpunuar këtë humbje të pamat”.
“Me kalimin e kohës do të themi më shumë, si dhe kur të kemi mundësi”, vijon deklarata. “Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Mathew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”
Mesazhi më pas nënshkruhet nga Aniston, Cox, Kudrow, LeBlanc dhe Schwimmer.