Showbiz
E eleminoi pas takimeve te zjarrta, ja shqetesimi i Sueles per Saimirin
27 Janar, 2021 | 11:18 am
Mbrëmjen e hënë, përveç vajzës së vetëeleminuar nga “Love Story”, Enxhëllit, e eleminuara e Saimirit ishte Suela.
Takimet mes Suelës dhe Saimirit kanë qenë gjithmonë shumë të bujshme, sidomos kur ata të dy shkëmbyen puthjen e parë me njëri-tjetrin. Asokohe vajzat konkurrente dhe opinionisti Robert Aliaj, ju kthyen kundër Saimirit, pasi sipas tyre ai nuk mund të puthte çdo vajzë, duke qenë se një javë më parë ai kishte puthur në buzë edhe Silvanën.
Sigurisht, largimin e asaj nuk e kishim pritur për shkak të afrimitetit të madh që kishin shfaqur me njëri- tjetrin. Mirëpo mes dy vajzave të fundit, Flavias dhe Silvanës, trëndafili shkoi për Flavian.
Para eleminimit, Suela realizoi një intervistë për “Daily Love Story” dhe tregoi se dita e saj nuk po shkonte mirë (dhe në fakt nuk përfundoi mirë), pasi asaj i kishin mbyllur gjithashtu Instagramin.
Si ndihesh në këtë javë të 11-të?
Njësoj si gjithë javët e tjera. E di pak a shumë se çfarë ka ndodhur dhe e di se çfarë do të ndodhi. Do iluminohemi sot gjatë natës. Ma kanë mbyllur instagramin…
Unë jam e urtë, por kur është për të debatuar, aty ku më djeg normal që do nxehem.
Me Saimirin kemi qenë mirë në fillim, kurse tani mir jemi prap por që jam në karrige.
Momenti më i bukur nga takimet me Saimirin?
Te liqeni që ishim në varkë, takimi i parë. Më ka thënë shumë fjalë por më ka thënë që do kemi shumë takime bashkë dhe nuk e ka mbajtur fjalën.
Kush ka qenë momenti më i bukur për ty në Love Story?
Kur kam hyrë në emision, në fillim fare kur kemi takuar Saimirin.
Kë do të doje të kishe në finale me vete?
Asnjërën, dua të jem vetëm.
burimi: Iconstyle