Showbiz
E dashura e Bleros bën dedikimin më romantik për këngëtarin…
30 Tetor, 2023 | 4:17 pm
Blero është përfolur jo pak për hyrjen e tij në Big Brother VIP Kosova. Këngëtari ka folur për jetën e tij private, ku ka zbuluar se është në një lidhje të re dashurie dhe se është i lumtur me vajzën që ka në krah.
E teksa po e shijon këtë aventurë, duket se një mbështetje e fortë nuk po mungon edhe nga ana e të dashurës së tij.”Dashuri, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, ti jegjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ky është një motivim shumë i fortë për këngëtarin, i cili e ka përmendur shpesh bukuroshen që i ka vjedhur zemrën.