Showbiz
E dalloni kush është? Vogëlushja në foto sot një nga gratë me luftarake të politikës shqiptare.
22 Maj, 2022 | 6:13 pm
Në wikipedia shkruhet vendlindja në Dibër por nga atje ka origjinën gruaja e njohur e politikës shqiptare Monika Kryemadhi (lindur më 9 prill 1974 ne Tirane ) politikane , anëtare e Parlamentit dhe kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sot me rastin e një interviste speciale në News 24 ajo ka zgjedhur të tregojë nga fëmijeria e saj disa foto të pa publikuara me parë. Në foto ajo shihet gjithmonë në krah të vëllait më të madh Drinit duke pozuar në vendet ku në ato vite gjendeshin fotografë të cilët shkrepnin fotot dhe duhej disa ditë që të stampoheshin dhe ti merrje në dorë.
Nga mimika dhe tiparet Monika Kryemadhi ka një ngjashmëri të madhe me vajzat e saj Bora dhe Era sidomos me këtë të dytën që shpesh në fotot e saj ka pozuar me flokë të prera me balluke. Edhe pse në ato vite mungonte gjithçka duket se prindërit e politikanes janë përpjekur ti plotësojnë fëmijëve kushtet madje edhe duke sajuar dyshekë plazhi që për kohën ishte një luks. Sot deputetja e LSI shfaqet me një look të sofistikuar dhe me flokë të verdha por tiparet e fytyrës janë identike me “stampën” e fëmijërisë.