Kryefjala Logo

E apasionuar pas modelingut që 14 vjeç. Njihuni me Françeska Rustemin, vajzën që po tërheq vëmendjen e të gjithëve!

23 Maj, 2024 | 3:56 pm

Modelingu është një pasion, por edhe talent i lindur. E një ndër vajzat më të bukura shqiptare me këtë pasion të madh ka arritur të ndërtojë një rrugë të suksesshme në pasarelat shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Françeska Rustemin, e cila që në moshën 14 vjeçare ka nisur të jetë pjesë e pasarelave dhe photoshooting. Ajo është rritur në një familja tradicionale, patriotike dhe me shumë kulturë, të cilën Françeska e tregon më së miri me shkollimin dhe formimin e saj.

EC2B4D7A C2A2 40CE 940D A252C453CFBB

Në një karrierë 5 vjeçare deri më tani, në të cilën Françeska ka spikatur jo vetëm në tokën shqiptare por edhe ndërkombëtarisht. Pamja e saj simpatike me tipare ballkanike ka qenë faktori për tu bërë pjesë e fushatave të firmave prestigjoze, por çelsi i suksesit të saj është edhe karakteri i fortë. Madje theksojmë se bukuroshja nga Durrësi, ka tërhequr vëmendjen e fotografit të njohur Fadil Berisha, dhe jo vetëm…

7BF28911 A88E 4E9C 8DF6 14DFD63BACE5

Por nuk mbaron këtu, sepse edhe vetë Françeska ka në jetë një moto nga Winston Churchill: “Suksesi nuk esht i perhershem, deshtimi nuk eshte fatal”.

Aktualisht modelja po sfidon veten si konkurrente e Miss Universe Albania, ku është e sigurt se suksesi do e ndjekë gjithmonë…

B18142F6 F3A8 45FF 892E 3A8DAD2EB428

Të ngjashme