Showbiz
E akuzuan që blen klikime, Alban Ramosaj publikon biseda me Acromax
26 Tetor, 2022 | 3:40 pm

Alban Ramosaj ka vendosur të dalë me prova përballë akuzave të CEO-s së “Acromax”, Aldor Nini.Në një postim në profilin e tij në Instagram, Ramosaj, ka ndarë me ndjekësit disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga stafi i “Acromax.” Nga ajo që mund të shihet nga fotot e Albanit, duket se këngëtari nuk iu është përgjigjur propozimeve të “Acromax.”
“P.s. Kur u bë takimi, mu ofruat “të t’dhurojmë nja 4-5 milionë shikime” apo harruat. Të dëshpëruar, hipokritë dhe të ulët”- shkruan Albani.