Kryefjala Logo

E akuzoi per seksizem, plas sherri keq ne rrjet mes Rudina Magjistarit dhe Sazan Gurit

27 Prill, 2021 | 11:29 am

Ashtu sikurse është raportuar në mediat rozë, një muaj më parë në emisionin “Rudina”,ishte i ftuar ambientalisti Sazan Guri i cili gjatë diskutimit me të ftuarën tjetër, Arlinda Dudaj iu drejtua kësaj të fundit me fjalët:  “Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot”. Por deklarata e tij është konsideruar si seksiste nga Rudina Magjistari. Sot një muaj pas kësaj përplasje, është rihapur sërish diskutimi, por këtë herë me një përplasje edhe më të fortë mes Gurit dhe Magjistarit..

“Miq te dashur, me erdhi kjo video se nuk e kisha parë as vetë! Po kapët ndonje sjellje ”seksiste” time gjatë një bisede për lumturinë e njeriut, aman ma thoni që ta kem parasysh për herë tjetër….. tju vesh pa pikë interesi, t’ju bësh emision, të harxhosh kohë nga vetja dhe të etiketohesh kështu…këta qofshin, flm, e me respekt per secilin nga ju që do kushtojë pak kohë…” shkruan ai.

Nuk ka munguar as replika e Rudinës në komente, e cila e konsideron këtë postim të tij aspak dinjitoz dhe thotë se “fisnikëria nuk tregohet me gjithkënd bujare”

“Përshendetje, Sazan! Meqë paske ngritur këtu tabelën e qitjes e rri bën sehir, po të them që minimumi të më kishe thirrur me një tag në këtë pazar anadollak: do kishte qenë më e denjë nga ana jote.

E dyta, nëse akoma s’e ke kuptuar që ndërhyrja ishte seksiste, s’paske për ta kuptuar asnjëherë. Një kompliment jo me patjetër është seksist, por në varësi të kontekstit po. Kur një bashkëbiseduese të kundërshton me argumenta, ti pse i përgjigjesh me komplimente për pamjen e saj dhe pse jo për mendimet e saj, fjala bie? Ky është një mesazh i nënkuptuar, që bashkëfolesen nuk e merr seriozisht ne debat dhe kjo sjellje quhet sjellje seksiste. Dhe sigurisht qe me takonte te ta vija ne dukje, persa kohe kjo ndodh ne studion time dhe sa here ndodh ne studion time. S’po permend ketu gjuhen intimiduese me heret, që ta tolerova për fat të keq, e që në këtë video gjithashtu konstatohet fare lehte.

Dhe se treti, me duhet te te kujtoj sa here ke ardhur ne programin tim, ketu e vite perpara, qe ne fillimet e tua publike, nese s’i mban mend, interesi ka qene reciprok dhe ti kete e di mire. Dhe s’eshte aspak dinjitoze nga ana jote te shprehesh si me lart. Madje edhe kete diskutim mund ta kishim bere ndryshe, shume me profesionalisht, por mesa duket fisnikeria nuk tregohet me gjithkënd bujare. Sa keq!” shkruan ajo.

Të ngjashme