Showbiz
Dy këngëtaret e njohura ironizojnë BBVip. E quajnë “krenari kombëtare”
21 Tetor, 2023 | 8:54 pm

Fitnete Tuda dhe Rovena Dilo, dy këngëtaret e njohura shqiptare duket se nuk e pëlqejnë aspak formatin e “Big Brother Vip”. Ka qenë këngëtarja e hitit “Shi bie në Tiranë”, ajo që ka bërë një status ku me ironi e quan këtë reality show “krenari kombëtare”.
“Së shpejti në Kosovë e Shqipëri fillon Big Brother.
BigBrother krenari kombëtare”, shkruan Tuda dhe menjëherë në këtë status ka komentuar një tjetër artiste e madhe, si Rovena Dilo. ”T’ja hallakasin prapë trurin shqiptarëve të shkretë !! Që nuk e kuptojnë çfarë helmi gëlltisin”.
Me këto mesazhe e kuptuam qartë që Rovena dhe Fitnetja jo vetëm që nuk do të marrin pjesë kurrë në këtë reality show, por edhe refuzojnë ta ndjekin këtë format qoftë edhe si publik.