Kryefjala Logo

DWTS i kushton shtrenjtë miqësisë midis Oltës dhe Enit

25 Dhjetor, 2023 | 11:11 am

Eni Shehu u eleminua nga gara e DWTS dhe finalja me çmimin e madh nuk ishin e vetmja gjë që ai humbi.I ftuar në “FunClub”,Eni Shehu ka shprehur pakënaqësitë në lidhje me komentet e jurisë teksa veçoi mikeshën e tij Olta Gixharin.

Mes tyre duket se ka një krisje dhe se vetë Eni pohon se nuk ndajnë më të njëjtat ide, pëlqime me njëri-tjetrin si dikur.

“Jam përpjekur të bëj një analizë se çfarë ka ndodhur me Oltën. Ajo nga vetë natyra si aktore, i jep një dramacitet batutës, përpiqet ta ngrejë, t’i japë një kulm, ta çojë në ekstrem një koment dhe këtë gjë e ka bërë me mua, njeriun më të afërt nga i gjithë kasti. Të tjerët i ka ruajtur goxha. Këtë gjë e ka thënë edhe ajo vetë, ‘e kam më të lehtë të kritikoj Enin sepse e kam të afërt sesa të gjithë të tjerët’. E vetmja gjë që nuk më ka pëlqyer në lidhje me Oltën, Eni është Eni dhe Odeta është Odeta. Mendoj që me Odetën e ka tejkaluar pak kritikën, pozicionin e saj si një anëtare jurie për të mos vënë re anën profesionale.”-tha Eni

Kiara e pyet:”Eni keni patur të dy me njëri-tjetrin komente të cilat janë konsideruar të tepërta. Do ta ndryshojë ky Dance marrëdhënien me Oltën sepse keni patur një shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin?”

“I vetmi moment që mund ta ndryshojë, por nuk besoj se ka ndonjë rëndësi apo vlerë të madhe, është unë dhe Olta përveç se çfarë kemi kaluar kur kemi qenë të rinj, sot e kësaj dite na mban afër apo në miqësi pëlqyeshmëria e njëjtë, apo vlerësimet e njëjta që kemi. Ndërsa në këtë Dance unë kuptova që kemi disa diferenca në pëlqyeshmëri, nuk jemi më ata që pëlqejmë të njëjtën gjë apo nuk pëlqejmë të njëjtën gjë, ose ndajmë të njëjtën mendim për të njëjtën gjë.”

Të ngjashme