Dueti i Elsa Lilës dhe Capital T fshihet nga YouTube

1 muaj më parë

Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh hitin e saj “Pyes Lotin”, këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai tha se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe se ai ishte një version i shëmtuar i këngës së tij. Pas ankesës së tij në YouTube është fshirë versioni i ri. i këngës. Pavarësisht kësaj, kompozitori tha se nuk është një luftë personale sesa me fenomenin e grabitjes dhe tjetërsimit të këngëve, pa lejen e autorëve.

Elsa Lila edhe në këtë edicion të 61-të Festivalit arriti të shpallej fituese e çmimit të parë të këtij eventi muzikor.

 

Të ngjashme