Kryefjala Logo

Dua rikthehet në Instagram dhe ka një pyetje…

2 muaj më parë

Pasi fshiu të gjitha postimet e saj, Dua Lipa është rikthyer sërish në Instagram. “A ju mungova?”, shkruan ajo në postimin e parë të “rikthimit” teksa ka publikuar një foto të saj me flokë të kuqe.

Në gusht të këtij viti, Dua njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të bëhet publik në vitin 2024. 28 vjeçarja ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët që ka publikuar deri tani.

Mesa duket kjo foto e parë që ka postuar duket se është edhe paralajmërimi që Dua ka bërë për të gjithë dashamirësit e muzikës së saj. Fotoja e parë e këtij kapitulli të ri në karrierën e saj ka më shumë se 1 milion pëlqime.

 

IMG 8148

Të ngjashme