Kryefjala Logo

Dua mund të bëhet miliardere dhe kjo falë babait të saj

4 muaj më parë

Dua Lipa mund të bëhet ylli më i pasur britanik i muzikës pop, pas ndërprerjes së kontratës së saj me ish-kompaninë e saj menaxhuese. Dhe gjithë meritat për këtë lëvizje të zgjuar i takojnë babait të saj, Dukagjin Lipës.

28-vjeçarja ka blerë të drejtat për katalogun e saj të publikimit dhe ka bërë një lëvizje të re biznesi. Dua ka nisur të punojë zyrtarisht me Dukagjinin dhe mund të jetë në rrugën e duhur për t’u ‘bërë miliardere’, shkruan Daily Mail.

Disa njerëz në industri po e krahasojnë marrëdhënien e saj dhe të babait të saj me atë të Taylor Swift dhe Scooter Braun.  “Në thelb, ky veprim ka gjithashtu jehonë të Taylor Swift, një yll i madh pop që rishkruan narrativën dhe fiton para sipas kushteve të saj. Deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të jetë miliardere”.

 

Të ngjashme