Showbiz
Dua Lipa puthje të nxehta në New York me…
30 Shtator, 2022 | 9:43 am

Pas një nate në një nga klubet e Meksikës ku u pa me Aron Piper, Dua Lipa është kapur mat me Trevor Noah në New York. Ylli i muzikës pop dhe moderatori i “The Daily Show” janë fotografuar duke u puthur dhe kaq ka mjaftuar që mediat të gëlojnë rreth tyre.
Burimet për “Daily Mail” tregojnë se pas mbrëmjes romantike çifti më i ri në showbiz kanë shkëmbyer edhe një puthje të zjarrtë dhe më pas janë larguar më në drejtime të ndryshme.
Kjo nuk është hera e parë që ata shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj dhe medit shkruajnë se ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori i këtij viti.