Kryefjala Logo

Dua Lipa përballë Margot Robbie në filmin “Barbie”

19 Maj, 2022 | 2:00 pm

Dua Lipa është duke eksploruar në botën e filmit pasi thuhet se do të marrë një rol në projektin e ardhshëm “Barbie”.

“Dua po bën bujë si në muzikë ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë la përshtypje të mirë në ‘Argylle’ dhe fjalë u përhapën nëpër Hollywood se sa e mirë ishte ajo, shkruan “The Sun”…

Sipas tabloidit britanik, ajo i është bashkuar kastit të ‘Barbie’ së bashku me emra të mëdhenj duke përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan.

“Dua po dëshmon se është shumë më tepër sesa thjesht një yll popi. Ajo ka një të ardhme emocionuese në industrinë e filmit,” ka thënë një burim për “The Sun”…

Mesa duket Margot Robbie nuk do të jetë e vetmja “Barbi” në këtë projekt që po xhirohet në Britaninë e Madhe.

Të ngjashme