Showbiz
Dua Lipa në një lidhje me ish-in e Rita Orës?!
9 muaj më parë

Dua Lipa thuhet se po takohet ‘fshehurazi’ me ish të dashurin e rivales së saj Rita Ora, Romain Gavras. Këngëtarja, 27 vjeçe u pa duke lënë pas festën e Baftas me regjisorin francez. Ajo u pa të dilte nga shtëpia e famshme në Londër Chiltern Fire House në orët e para të së hënës me Romain.
Një burim tha se: “Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj. Ata kanë shijuar kohë së bashku. Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës së festave dhe kanë shumë të përbashkëta”.
Romain ishte në lidhje dashurie me Rita Orën për gjashtë muaj përpara se të konfirmonin ndarjen e tyre në mars të vitit 2021.