Showbiz
Dua Lipa braktis Shqipërinë për diskotekat e Ibizas
21 Gusht, 2023 | 7:26 pm
Dua Lipa ka qënë një ambasadore e mirë turizmi për Shqipërinë të cilën e zgjedh si destinacion pushimi dhe nuk harron kurrë ta përmendë në Instagramin e saj me 88.8 milion ndjekës.
Por këngëtarja me famë botërore ka bërë sërisht valixhet dhe është larguar drejt Ibizas ose siç e quan ajo vetë në fotot që ka shpërndarë nga atje:”Ritual në Ibiza”
E përveç detit,klimës dhe emrit që ishulli i Ibizas mban,brigjet e tij janë të njohura në gjithë botën për festat më të bukura dhe të çmendura.
Aty ndodhen disa nga diskotekat më të famshme ku mbledhim çdo vit artistë shumë të famshëm dhe sigurisht harxhohen shifra marramendëse.
Shumë ndryshe nga jugu i Shqipërisë i cili po vuan mungesën e jetës së natës sepse mbyllen me urdhër qeverie.
Rinia është e dënuar të shijojë ditën,sepse natën jugu të lejon vetëm xhiro buzë detit.
Nëse doni festë,bëheni nën dritën e diellit dhe kjo është vënë re në fakt edhe nga fotot e turistëve që në mungesë të argëtimeve,i buzëqeshin kamerës vetëm bregut të detit.