Showbiz
Drini Zeqo reagon për herë të parë pas largimit nga BB VIP: Familja është e rëndësishme
18 Janar, 2024 | 4:03 pm
Gazetari Drini Zeqo, ka reaguar për herë të parë pas largimit në mënyrë të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke treguar edhe arsyet e vendimit të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Drini sqaron se është larguar për shkak të shëndetit të familjarëve të tij, ndërsa thekson se gjendja e tyre është mirë.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkruan gazetari në një postim në Instagram.