Showbiz
Drake shpreh dëshirën për të kaluar pushimet në Shqipëri
18 Dhjetor, 2023 | 5:24 pm

Mbrëmjen e kaluar, reperi kanadez Drake ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë në platformën “Kick” dhe në një moment gjatë transmetimit, bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm
“Udhëtoni më shumë për kënaqësinë tuaj”, tha Drake.
Bashkë prezantuesi iu lut Drake që të vizitonte Evropën dhe ai u përgjigj duke dhënë një lajm surprizë për fansat e tij kudo në botë:
“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë.”
Ai gjithashtu tregoi disa destinacione pushimesh në radarin e tij për vitin e ardhshëm: “Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake i cili me sa duket ka dëgjuar dhe ai për Maldivet e Evropës.