Showbiz
Donaldi thumbon Ilirin nëpërmjet Sabianit
2 Korrik, 2022 | 2:15 pm

Edhe pse “Big Brother VIP” ka përfunduar ish-banorët e tij janë ende në qendër të vëmendjes. Sabiani ish banori i këtij reality show, ka publikuar së fundmi bashkëpunimin me Adelina Berishën dhe kënga është shpërndarë në story-t e shumë nga ish banorët e Bigut ndër të tjera dhe nga vet Donaldi.
Ai ka postuar këngën në story dhe ka shkruar: “E ka bërë për mua këtë”, duke e shoqëruar me një ’emoji’ që qesh me lot.
Këtë shprehje të gjithë e mbajmë mend që dikur e ka thënë Iliri por që sot nuk është më mik me këngëtarin e njohur.