Showbiz
Donaldi për djalin e Borës:Është shoku im më i mirë!
24 Dhjetor, 2023 | 1:31 pm
Në një intervistë për “Klan Kosova”, Donaldi ka folur për propozimin për martesë që i bëri Bora Zemanit në premierën e “5 herë jo” dhe djalin e saj, Arborin.
“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë.
Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment” – është shprehur Donaldi për momentin kur Arbori u ngjit në skenë gjatë propozimit.