Showbiz
Donald Veshaj heq dorë nga muzika: Do fokusohem në gjëra që di të bëj
12 Dhjetor, 2023 | 10:40 am

Ditën e djeshme, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Ata kanë zbuluar detaje rreth filmit, duke filluar nga xhirimet, te personazhet dhe performanca e tyre ne projektin shumë të rëndësishëm për dyshen.
Veç kësaj, Donaldi ka folur për kolonën zanore të filmit që u realizua nga Alban Skënderaj me producent Elgit Dodën. Ndalur këtu, aktori ka bërë me dije vendimin që ka marrë në lidhej me muzikën, duke u larguar prej saj.
“Dora e Elgitit është brenda prapë. Unë kam heq dorë nga muzika se ishte një eksperiment i imi që nuk zgjati shumë. Unë kam vendosur që të fokusohem në gjërat e tjera që di t’i bëj më mirë sepse nuk mendoj që muzikën mund ta bëj mirë”, u shpreh ai.