Kryefjala Logo

Donald-Bora, flet Monika Lubonja: Telenovelë e mërzitshme turke!

28 Maj, 2022 | 12:10 pm

Monika Lubonja ka qenë e ftuar në Mirage ku nuk i ka shpëtuat as pyetjes për çiftin e momentit Donaldin dhe Borën. Monika ka treguar se ka parë shumë kimi mes Trixës dhe Donaldit ama vetëm ata të tre e dinë ç’ka ndodhur.

E përsa i përket marrëdhënies Bora-Donald, Monika shprehet: “Më duket se është kthyer në një telenovelë turke dhe po bëhet e mërzitshme. Një telenovelë që ata po e përdorin edhe për marketing. Çfarë do jetë realisht lidhja e tyre nuk e di asnjë. Thjesht po shoh se po bëhet një marketing i mirë i një telenovele turk me sezone.

Nuk di çfarë të them për raportin e tyre. Nuk kam parë gjë. Dhe te Donaldi kur isha e ftuar nuk e pyeta sepse e dija që nuk do e jepte një përgjigje sepse do ta mbajë publikun pezull. Ai kështu ka vendosur e ne i shkojmë mbrapa. Është një menaxher i mirë.”

Të ngjashme