Kryefjala Logo

Doli i dyti,flet Florian Agalliu:”Më penalizoi sinqeriteti”

19 Qershor, 2024 | 10:40 am

Florian Agalliu arriti të dilte i dyti në garën e “Ferma VIP” . Ai ishte i ftuar në “Vizionin e Pasdites”, ku ka treguar për eksperiencën e tij në Fermë, teksa tregoi se sinqeriteti ishte ajo që e penalizoi.

“Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh dhe te socializohem përnjëherë. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijojë pak spektaklin. Fillova të zhbiriloj këto truqet e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda Fermës, ku duhet të fokusohesha. Te punët, te marrëdhëniet me njerëzit, të rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte.

Unë ende nuk e kam kuptuar se cila ishte pika e suksesit. Unë u fokusova te punët, duke qenë se jam njeri shumë skrupuloz kur marrë përsipër një punë. Mendoj që kjo ka qenë kurba ime”, u shpreh Flori.

Ai tha se do të quhej sukses nëse do të kishte fituar, megjithatë edhe vendi I dytë ishte arritje e madhe.

“Të suksesshëm do e kisha quajtur nëse do kisha fituar. Është një arritje shumë e madhe për mua që dola i dyti. Po t’i mbledhësh në total jam i lumtur që kam arritur në vendin e dytë. Nuk kam çfarë analize të bëjë, Dijonisi rezultonte të ishte më i votuari nga ne. Unë e kam cilësuar aty shpesh që jemi në një lojë dhe brenda lojës pranohen të gjitha, nuk ka limite, sigurisht pa i prekur gjërat personale.

Nëse do e ktheja kohën mbrapa nuk do reagoja ndryshe. Jam përpjekur të ruaj një linjë, nëse unë do të interpretoja një rol, nuk e mendova kështu. Do ishte shumë më e vështirë nëse do të interpretoja një rol. Rrethanat në të cilat unë kam reaguar, kam reaguar në bazë të asaj që perceptoj si Flori. Mendoj që sinqeriteti im i tepërt më ka penalizuar. Unë si njeri nuk e kthej dot pllakën brenda 5 minutash”, u shpreh ai.

Të ngjashme