Vlashentit ja bën gruaja “8 me 2”…

1 muaj më parë

Ata janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. E kemi fjalin për moderatoren Dojna Mema dhe kantautorin, Vlashent Sata. Çifti kanë qenë këto kohë në qendër të vëmendjes për martesën e tyre, por mbi të gjitha edhe për vogëlushin që pritet të sjellin në jetë.

Ajo që na ka tërhequr vëmendjen është kjo foto e Vlashentit në Instagram, ku shkruan se për foton e publikuar e detyroi Dojna ndërsa për tu martuar zgjodhi që ta bënte vet.

Të gjithë e dimë fiksimin që kanë vajzat për fotot, kështu që edhe Dojna nuk mund të bënte përjashtim duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe kamerave. Projekti i saj i fundit televiziv ishte “Fun Club” pjesë e Big Brother Vip, por moderatorja nuk është shprehur ende se kur do ta rishohim përsëri në ekran.
Ndërsa për t’u rikthyer edhe njëherë tek Vlashenti i themi se nuk është kollaj të martohesh!

Të ngjashme