Kryefjala Logo

“Doja ta birësoja, por nuk më lejuan” Çiljeta zbulon planet për tjetër fëmijë

23 Maj, 2024 | 5:30 pm

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka treguar planet për zgjerimin e familjes me portierin Alban Hoxha. Ajo ka rrëfyer se dëshiron të sjellë në jetë një vajzë, pasi siç tregoi Çiljeta, do të jetë një urdhër lidhëse mes djalit të saj, Fernando dhe të Albanit, Bekon.

Gjithashtu, këngëtarja tha se do të birësojë fëmijë dhe se kjo është dëshira e saj më e madhe.

“Unë të kisha një motër, një vëlla do kisha gjithë botën sot. Janë ca gjëra që vijnë nga brenda. Kur e do personin që dashuron, do ja duash edhe fëmijën.

Por edhe pa e dashur personin që ke në krah, një nga dëshirat e mia është të birësoj fëmijë dhe kam për ta bërë në një ardhme dhe do e bëj në një të ardhme, ishalla ma bën zoti risk.

Kur u bë lufta në Palestinë, doja të birësoja një djalë, por nuk e lejonin. Ika deri në Egjipt ta merrja, iu luta Albanit. Do e birësoj nëse nuk bëjmë një fëmijë bashkë të dy.

Ta bëj një gocë tani, aman se u çmenda kam vetëm çuna në shtëpi. E dua një gocë, e dua për çunat sepse është urë lidhëse për ta. Fernando është edhe fanatik”, rrëfeu Çiljeta në Ferma Vip.

Ajo tregoi edhe marrëdhënien me djalin e Alban Hoxhës, duke treguar se Beko është kopje e nënës së tij të ndjerë.

Të ngjashme