Dogji makinën e Noizyt, jepet masa e arrestit për autorin

2 muaj më parë

Fundjavën e kaluar qarkulloi lajmi se reperit Noizyt i ishte djegur njëri prej automjeteve, më saktësisht “Ferrari”.

Më pas pati raportime të ndryshme, falë edhe një dëshmie të tashmë mikut të Noizyt, Stresit, i cili tha se në fakt makina e djegur nuk ishte asnjë prej mjeteve luksoze të reperit, ndërsa po ashtu u aludua se pavarësisht arrestimit të autorit, porositësi kishte qenë një prej “rivalëve” të artistit. 

Megjithatë, fakti deri më tani është se i arrestuar për djegien e një prej automjeteve të Noizyt, gjë që është konfirmuar edhe nga Policia, është Siar Konti. Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për të sot, duke e lënë prapa hekurave, deri në momentin që do të mbarojnë hetimet dhe do të jepet dënimi, ndërkohë po ashtu është marrë edhe një vendim për 17-vjecarin nga Vlora që dyshohet se e ka ndihmuar Kontin për të kryer krimin. Për të Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. 
Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz, pa cilësuar për cilin bëhej fjalë. 

Të ngjashme