Kryefjala Logo

“Do ta provoj InVitro” Inida Gjata rrefehet per partnerin, vajzen 21 vjecare,krizen qe kaluan dhe planet per femije.

20 Qershor, 2021 | 7:00 pm

Inida Gjata ose Zhaku sic e njohim pjesa me e madhe ishte e ftuara e rradhes ne emisionin e ABC News “Soiree”.

Me ne krah partnerin e saj foli per koncertin qe do te sjellin sebashku dhe sigurisht qe nuk mund ti “shpetonte”  pyetjeve per jeten e saj private qe ngjallin interes.

Edhe pse sot shfaqen te lumtur pak njerez e dine se ata kane qendruar per plot 1 vit te ndare nga njeri tjetri.

“Patëm një periudhë të vështirë dhe u ndamë, por prapë e donim njëri-tjetrin. Nuk ishim dot në gjendje të kuptonim si ta çonim më tutje bashkëjetesën në harmoni, por e gjetëm mënyrën. Njerëzit ndryshojnë, por jo gjithmonë ndryshojnë në të njëjtin drejtim. Kur merr një distancë sheh më qartë se si është marrëdhënia”, është shprehur Christian.
Inida nga ana tjeter u shpreh se:“Unë do doja t’ua sugjeroja të gjithëve. Krizat në çift, sidomos në marrëdhëniet që kanë kohë që janë bashkë, janë të vazhdueshme dhe të zakonshme. Në momente të caktuara kur je shumë i nxehur mbase merr edhe vendime radikale, të gabuara, të nxituara. Distancimi, të qenit vetëm na bëri e para që të kuptonim defektet tona.

Pyetjes per nje femije Inida ju pergjigj se deshira eshte e madhe por per shkak te nje problemi shendetesor qe fatmirsisht nuk eshte i rrezikshem i ka vonuar pak.Por Christian e ka nje vajze 21 vjecare qe edhe pse nuk jetojne bashke,takohen shpesh dhe jane si shoqe.

“Të dy e kemi menduar, por kjo është një cështje që lidhet me një problem shëndeti që kam unë, që është një gjë jo shqetësuese, por thjesht e vështirëson pak procesin e shtatzënisë. Christian e ka një vajzë 21-vjeçare që ne e duam shumë që jeton në Berlin, nuk jeton me ne, por vjen na takon dhe ne shkojmë ta takojmë. E kemi një gocë, unë e kam më shumë si shoqe. Kemi një takim kur të kthehemi në Gjermani me një mjek për të provuar INVitro”, ka shtuar Inida.

Të ngjashme