Kryefjala Logo

“Djali mezi i priste”, Delinda Disha rrëfehet pas humbjes të binjakëve

19 Nëntor, 2023 | 3:08 pm

Aktorja e njohur, Delinda Disha është bërë së fundmi nënë për herë të dytë. Ajo ka rrëfyer më shumë për ndjesitë e saj në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, teksa është ndalur edhe tek humbja e binjakëve, ku ka rrëfyer se Dasantini, djali i saj i parë, e ka përjetuar pak lajmin e trishtë.

“ Dasantini, me zor e priste. Kishte kohë që thoshte dua motër, dua vëlla. Edhe pasi i shpjeguam humbjen e binjakëve, e përjetoi pak. “Po ju s’më keni treguar, përse s’më keni thënë”.

Më pas, moderatorja i bënë edhe një pyetje për të ditur nëse Dasantinit “i duket sikur i ka ikur vëmendja” tani që ka ardhur në jetë vëllai i tij.

Delinda Disha përgjigjet: Në fillim pak, por jo. Ndoshta ngaqë tani është edhe me shkollën, klasa e parë. Ka filluar, është me detyra edhe nuk është me kohë të plotë, që ta ndjente xhelozinë.

Të ngjashme