Showbiz
Djali i vogël i artistëve të njohur prek me fjalët e tij: “Shqipëri më mungon”…
28 Gusht, 2022 | 10:38 am
Lian bukuroshi, djali i vetëm i Big Bastës dhe Vesa Lumës duket se ka mall për Shqipërinë. I vogli jeton prej vitesh në Zelandën e Re me prindërit e tij, por origjinën dhe vendlindjen se ka harruar. Në një shënim të shkurtër ai shkruan se e ka marrë shumë malli për Shqipërinë dhe këtë fakt e ka dokumentuar Vesa në profilin e saj në Instagram.
Pavarësisht largësisë, Vesa dhe Big Basta vazhdojnë të jenë shumë te lidhur me Shqipërinë e Kosovën. Në një intervistë kohë më parë Vesa ka thënë se arsye e largimit të tyre ka qenë Lian, për ti dhënë atij një jetë më të mirë dhe jo vetëm.
“Ne jemi tipa shumë aventurirë, kemi qejf shumë të shohim, të vizitojmë, të përjetojmë gjëra të reja edhe Zelanda na u duk opsioni më i favorshëm që nuk i biem pishman hiç”, është shprehur Vesa Luma dhe duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur.