Showbiz
Djali i saj feston ditëlindjen, Jonida Maliqi ka disa fjalë zemre
24 Dhjetor, 2023 | 5:32 pm

Dita e sotshme është shumë e veçantë për Jonida Maliqin, pasi biri i saj ka ditëlindjen. Jonida ka zgjedhur të publikojë videon e këngës “Thesar pa emër”, dedikuar Danit teksa ai ende nuk kishte lindur.
“12 vjet më parë vendosa të ndaj me ju ndjesinë më të bukur të jetës sime në formë artistike, në atë që di të bëj më mirë. Sa herë e dëgjoj ndër vite këtë këngë emocionohem dhe ende sot e kësaj dite përlotem.
Sot ndihem më e brishtë por edhe më e fortë sepse prej tim biri kam mësuar shumë???????? Vitet kalojnë më shpejt kur bëhesh nënë dhe kjo eksperiencë jetësore është thelbi i ekzistencës sime. Kur këndoja këtë këngë të kam imagjinuar pa fund por nuk ma merrte mendja kurrë që do të bekohesha me një djalë aq special e të mrekullueshëm si ti që fal kaq shumë dashuri.
Love you Dan my Peter Pan.”- shkruan Jonida përbri videos.