Showbiz
Dj Sardi uron bashkëshorten me foton më romantike
12 muaj më parë


Dj Sardi është nga ata personazhe që jetën private ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Por sot partnerja e tij Jonisa feston ditëlindjen dhe Dj Sardi ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet kësaj fotoje romantike që ka postuar në profilin e tij në Instagram.
“Të duam vajza e ditëlindjes”, shkruan ai duke përfshirë edhe djalin e tyre Zais Denzel i cili së shpejti bën fiks 5 muajsh që kur ka ardhur në jetë. Sardi dhe Jonisa janë prej vitesh në një histori dashurie por nuk kanë preferuar të shfaqen në intervista.
E vetmja herë kur Jonisa vendosi të dilte publikisht ishte kur ajo i organizoi Sardit një kamera të fshehtë, që u bë shumë virale në rrjetet sociale.