DJ i njohur pjesë e “Big Brother Vip Albania 2”

1 muaj më parë

“Big Brother Albania Vip 2” do të nisë këtë javë në ekranin e Top-Channel. Menjëherë pas festivalit të madh, Arbana Osmani do të bëhet gati për sfidën më të rëndësishme të saj, siç është ky reality show që ajo e drejton prej vitesh.

Ju kemi treguar disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e Big Brother Vip si, Amos Zaharia, Eva Alikaj, Kiara Tito, po përflitet gjithashtu emri i aktores Olta Gixhari, ndërsa sot ne do t’ju tregojmë emrin e një tjetër personazhi simpatik.

Ata që frekuentojnë jetën e natës në kryeqytet e njohin atë fare mirë, por këtë herë do të mund të njohin një anë tjetër të tij. Bëhet fjalë për Ilir Memushaj ose siç e njohim me emrin e artit, Dj Adam Reeves.
Pak ditë më parë ai festoi edhe ditëlindjen e tij të 36-të dhe mesa duket është gati të përqafojë një sfidë të re në karrierën e tij.

 

Të ngjashme