Showbiz
DJ i njohur i jep fund jetës në moshën 40 vjeçare…
1 muaj më parë


Stephen “tWitch” Boss, Dj i famshëm i emisionit të Ellen Degeneres ka ndërruar jetë. Sipas portalit “TMZ”muzikanti dhe producenti i njohur i ka dhënë fund jetës. Ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka lajmëruar policinë ditën e sotme pasi ai ishte larguar nga shtëpia pa makinën e tij, një veprim që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë.
Shumë pak pas denoncimit të gruas së tij, Policia ka marrë një telefonatë nga një hotel në Los Angeles, e me të shkuar atje kanë gjetur trupin e pajetë të Stephen.
Deri tani dyshohet se e ka qëlluar veten me armë zjarri.