Disa nga herët kur Kosova na ka përfaqësuar në Eurovision…

5 muaj më parë

18 pjesëmarrje ka patur Shqipëria në Eurovision duke filluar nga viti 2004 e deri tani. Disa prej tyre kanë qenë të sukesshme duke u rendintur në pozicione shumë të mira, ndërsa disa të tjera nuk kanë arritur të prekin as finalen e madhe. Por përveç këngëtarëve të Shqipërisë në Eurovision na kanë përfaqësuar tre herë edhe tre artiste të Kosovës.

Në vitin 2012 do të shkonte në Baku të Azerbajxhanit, Rona Nishliu me këngën “Suus”. Rona deri tani është këngëtarja më e suksseshhme pasi ka arritur të renditet e pesta në këtë kompeticion muzikor.

Në vitin 2017 një tjetër artiste nga Kosova përfaqësoi Shqipërinë në këtë kompeticion muzikor. Ajo ishte Linda Halimi me këngën “Botë” që edhe pse këndoi mirë nuk arriti të kualifikohej në natën finale të Kievit.

Ndërsa këtë vit nuk do të na përfaqësojë vetëm një këngëtare por një familje e madhe e Kosovës, siç është familja Kelmendi dhe urojmë të poziconohemi në një vend të mirë pasi Shqipëria dhe Kosova janë një.

P.S këtë vit për herë të parë Kosova do të organizojë edhe festivalin e saj të këngës një event që do të organizohet nga Adi Krasta.

Të ngjashme