Diola Dosti ka një mesazh për partneren e ish burrit: Ajo është e zgjedhura…

2 muaj më parë

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti ishte e ftuar sot në “S’e luan Topi”, Diola kishte dhe një mesazh për partneren e ish bashkëshortit të saj. Ndonse Diola ka folur shpeshherë për ish martesën e saj brenda shtëpisë të BB, por duket që nuk ndalet edhe jashtë.

Ajo kërkoi nga partnerja e tij që ta respektojë dhe të kujdeset për të.

“Në para se të ndaheshim u kishim premtuar vajzave që do i çonim me pushime në Turqi. Por u ndamë dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merre vajzën, partneren që ke në krah dhe shkojmë me pushime të gjithë së bashku. Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe është më mirë të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ajo ka një vlerë për të, ashtu siç unë kam qenë dikur.
Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lëndojë dhe të përpiqet që të jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe me të vërtetë i uroj më të mirat.”- tha Diola.

Të ngjashme