Showbiz
Dikush duhet të kujdeset për imazhin e Mozzik dhe nuk ua merr mendja cila është ajo!
4 Gusht, 2022 | 10:47 am

Mozzik është një ndër reperët më të përfolur jo vetëm për muzikën por edhe jetën familjare. Ndonse vëmendjen e ka marrë edhe marrëdhënia me Loredanën e cila ka përfunduar për të disatën herë. Por nga kjo marrëdhënie ai ka një fëmijë, Hanën.
Së fundmi Mozzik ka publikuar një foto teksa flet në kamer me të, e ndonse po flasin për një temë mjaft të rëndësishme. “Hana po më tregon c’ka me vesh në koncert.”- shkruan Mozzik.
Mesa duket tashmë që Hana është rritur kujdeset edhe për imazhin e babit të saj. Pra reperi nuk ka nevojë një kuratore imazhi sepse ka të voglën e tij.