Kryefjala Logo

“Dikur vije më puthje, nuk je aspak romantik!” Einxhel mërzitet me Dagz?

13 Shtator, 2022 | 6:12 pm

Einxhel dhe Dagz janë në pritje të fëmijës të parë, i cili do jetë djalë. Por veç pjesës së bukur si çift që ata postojnë, Einxhel ka vendosur të demaskojë Dagzin.

Ajo ka publikuar një video teksa në sfond është kënga e tyre e dashurisë, por Dagz është i fokusuar tek loja në telefon. “Nuk je aspak romantik, dikur vije më puthje”- i thotë Einxhel.

Ndërkohë që pas kësaj Dagz fillon të improvizojë. Por e ka mërzitur Einxhelin kjo gjë? Në fakt ajo duket se thjesht e ka kaluar me humor.

Të ngjashme